Berat Gjimshiti dhe Avelino e tij kanë arritur të marrin ditën e sotme një fitore jetike në kampionat, teksa morën 3 pikë të arta në transfertë. Ekipi ku luan mbrojtësi shqiptar mposhti 0-1 Pizën e shqiptarëve të tjetë Manaj, Cani dhe Ujkani, duke i lënë në fundin e renditjes dhe pretendentët kryesorë për të rënë nga kategoria.

Berat Gjimshiti ishte titullar për Avelinon duke luajtur për 90 minuta, teksa Manaj e Ujkani e nisën nga fillimi gjithashtu për Pizën. Në minutën 67’ në lojë u fut edhe Edgar Cani i cili zuri vendin e Manajt, i cili ishte hija e vetëvetes në këtë përballje.

Ndërkohë, Gjimshiti fitoi “derbin” kuqezi me lojtarët e tjerë shqiptarë, ndërsa Avelino mori një fitore të rëndësishme duke shkuar në kuotën e 44 pikë dhe më afër se kurrë mbijetesës. Përsa i përket Pizës, duket s vështirë do të jetë mbijetesa në këtë sezon.

img_6726

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti u vlerësua me notën 6.5 teksa ishte lojtari më i mirë në fushë për Avelinon. Ndërkohë, dy sulmuesit shqiptarë Manaj e Cani u vlerësuan me notën 5 dhe 5.5 duke marrë vlerësime të dobëta nga mediat.

Share: