Meqë vetë teknikët po hezitojnë, dikush tjetër duhet ti japë fund “sherrit” Murinjo-Konte.

“Le Iene”, programi italian ka vendosur “paqen” midis dy trajnerëve. Onis dhe Korti kanë marrë avionin për në ishull dhe i kanë bërë një vizitë të papritur teknikut portugez. Dyshja e famshme u takua me Murinjon në pjesën e jashtme të hotelit “Lowrey” dhe nisen ta ngacmonin teknikun e Junajtidid për debatet me Antonio Konten.

Në një moment Murinjos i kërkohet një autograf për një bluzë të Mançesterit. Kërkesë në dukje e pafajshme, por ky ishte rrengu.

Portugezi firmos dhe shpërthejnë të qeshurat. Murinjo sapo ka firmosur një bluzë të Mançesterit me numrin 1 dhe emrin e…Antonio Kontes.

Ilaritet mes dyshes së “Le Iene” dhe portugezit që rikthehet në hotel mes të qeshurave. Paqja u vendos. Për momentin.

 

 

 

 

 

Share: