Kukësi s’i ndahet gjyqeve, teksa së fundmi ai mund të ketë një të tillë me trajnerin Ernest Gjoka dhe stafin e tij, pasi këta të fundit nuk janë paguar për muajin e fundit.

Gjithsesi kampionët kanë ditur të dalin nga situata, pasi mësohet se në Federatës Shqiptare të Futbollit ata kanë dorëzuar së fundmi një gjobë për ish-stafin shkruan “Sport Ekspres”.

Kjo gjobë është vendosur për shkak se trajneri Gjoka dhe anëtarët e tjerë të stafit teknik, Fatjon Tafajn dhe Gjergj Poloskën, nuk kanë dorëzuar uniformat. E bukura është se gjoba e vendosur është një pagë mujore dhe tashmë palët janë “të lara”. Për këtë trajneri Gjoka dhe stafi i tij nuk janë dakord dhe presin të paraqiten në FSHF për t’i dhënë zgjidhje.

Share: