Katër pikë në dy ndeshje, ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit, nuk i kanë mjaftuar Shqipërisë për të përparuar në renditjen e FIFA-s për muajin shtator.

Të dyja ekipet ndodhen poshtë kuqezinjve në renditjen e FIFA-s, kurse Shqipëria ndodhe në vendin e 63-të muajin e shkuar.

Pas rezultateve të fundit, skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi është zhvendosur me tre vende, duke shkuat në vendin e 66-të. Rënie edhe për Kosovëm, me katër pozicione dhe tashmë ndodhet në pozitën e 184-t.

Në krye të renditjes së FIFA-s është Gjermania, që zbriti Brazilin në vendin e dytë. Portugalia tashmë ka marrë vendin e tretë. Argjentina, Belgjika, Polonia, Zvicra, Franca, Kili dhe Kolumbia plotësojnë 10 vendet e para në renditjen e FIFA-s, ku nuk përfshihen dy kundërshtarët e Shqipërisë në grup, Spanja dhe Italia.

Share: