Tirana mund të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm këtë muaj. Mesfushori Toni Mauexhe ka një ofertë në klub dhe bardheblutë po e mendojnë shitjen e tij. Klubi ku do të shkojë nuk bëhet me dije ende.

Në gazetën “Sport Ekspres” thuhet se për shërbimet e tij në sulm është hedhur një klub egjiptian, që për ta marrë 27-vjeçarin e Kombëtares së Ugandës duhet të bëjë ofertën e duhur për klubin kryeqytetas.

Tirana në verë arriti të arkëtojë të ardhura të rëndësishme nga shitja e Mervejl dhe Akua, ndërkohë që Mauexhe mund të jetë lojtari i radhës që do t’i sjellë para bardhebluve.

Share: