Interi i sezonit të ardhshëm fillon nga lojtarët aktualë. Drejtuesit zikaltër duan që të ruajnë në një farë mënyre grupin e lojtarëve që kanë, teksa në merkato synohet që ai të përforcohet akoma më tepër.

Për këtë arsye pritet që ditët në vijim dy lojtarëve kryesorë te zikaltërit t’i ofrohet rinovimi i kontratës. Bëhet fjalë për Geri Medel dhe Danilo D’Ambrozio, lojtarë që në sezonet e fundit kanë dhënë maksimumin për fanellën e Interit.

Jo vetëm rinovim, por për të dy lojtarët do të ketë edhe rritje page. Kolumbiani Medel do të përfitojë plot 2.8 mln euro në sezon, ndërsa mbrojtësi italian do të marrë një pagë prej 2.2 mln eurosh në vit.

Share: