Shkëlzen Gashi u rikthye te goli në MLS, teksa në javën e 11-të realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj San Hozes së Jahmir Hykës dhe goli i dytë i tij u përfshi në votimin për golin e javës.

Siç është bërë zakon, sulmuesi i fiton të gjitha votimet që janë bërë, teksa goli i tij ka marrë 44% të votave, duke lënë pas ish-Topin e Artë, brazilianin Rikardo Kaka.

VOTIMET PËR GOLIN E JAVËS

Goli i Gashit (Kolorado) – 44 %

Goli i Kaka (Orlando) – 41 %

Goli i Herbers (Filadelfia) – 11 %

Goli i Akam (Çikago) – 3 %

Goli i Pikault (Filadelfia) – 2 %

Share: