Adriano Galiani, ish-adminstratori i deleguar i Milanit, flet për të kaluarën kuqezi për “La7”. Njeriu më i afërt i Berluskonit gjatë viteve të arta të “Djallit”, tregon për ndeshjen më të vështirë, lojtarin më të mirë e përfundon me Barbara Berluskonin dhe trajnerin Gatuzo.

Ndeshja që kam vuajtur më shumë ka qënë finalja e Champions, në Athinë kundër Liverpulit. Ishte viti 2007, udhëhiqnim 2-0, por nga fundi pësuam një gol dhe Liverpuli rrezikoi të na barazonte në fund. Kisha shumë frikë se mos ndodhte e njëjta gjë, si para dy vitesh në Stamboll“.

Kur e pyesin për milanistin më të fortë, Galiani nuk ka dyshime. “Pa dyshim që më i forti është Marko Van Basten“. Galiani, i njohur për festimin e tij të veçantë kur Milani shënonte, flet dhe për raportin me Barbarën dhe tregon një sekret me Gatuzon.

Nuk e mohoj dot, me Barbarën kishim një raport të vështirë. Gatuzon e kam mbyllur njëherë në dhomën e trofeve. Donte të largohej nga dashuria e madhe që kishte për Milanin. Nuk po arrinte ta kalonte dhimbjen që kishte nga humbja e Stambollit me Liverpulin dhe mendonte që po të largohej, do ishte më e lehtë për t’a hedhur mbas krahëve atë eksperiencë, sesa të vazhdonte me Milanin. Edhe unë kam vuajtur shumë atë periudhë dhe nuk flija prej muajsh. E mbylla Rinon në dhomën e trofeve dhe i thashë: Më beso, një ditë do hakmerremi dhe do e fitojmë prapë Champions-in. Ndoshta dhe përballë Liverpulit“.

galiani-saki-van-basten

Share: