Dje u zhvilluan dy ndeshjet e para të javës së katërt të Kategorisë Superiore, teksa as në Laç dhe as në Vlorë nuk pati kontestime për gjykimin e bërë nga Klajdi Kola, apo nga Enea Jorgji.

Sot luhet vetëm ndeshja Kamza-Teuta, një sfidë me rëndësi për vetë objektivat e këtyre dy klubeve, ndërkohë që FSHF ka publikuar emrat e arbitrave për këtë përballje.

Kryesor do të jetë Juxhin Xhaja, ndërkohë që asistentë anësorë të tij janë përzgjedhur Qirici e Myftari, ndërsa i katërt është Kuka.

Kategoria Superiore – Java 4

Kamza – Teuta (Ora 14:00)
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Dojando Myftari, Orlando Kuka
Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Sokol Jareci

Share: