Shqipëria do të luajë në mars një tjetër miqësore, sikurse edhe ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit me anë të sajtit zyrtar. Në fakt kundërshtari ishte lakuar prej kohësh, por thjesht u shty koha e luajtjes së kësaj miqësoreje.

Pikërisht me Norvegjinë do të përballen kuqezinjtë e Kristian Panuçit, që në nëntor thyen Turqinë me golat e Sadikut dhe Grezdës. Sfida me skandinavët do të luhen më 26 mars në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tekniku italian do tentojë që gjatë kësaj ndeshjeje të shohë edhe futbollistë të tjerë për të krijuar një ide më të qartë para nisjes së kualifikueseve të Euro 2020.

Share: