Federata Shqiptare e Futbollit po projekton një bashkëpunim të afërt me klubin kampion të Italisë, Juventus dhe JMedical që fokusohet në asistimin mjekësor që mund të ofrojë klinika JMedical për ekipin kombëtar por edhe të gjithe ekipeve zinxhir të Kombëtares.

Armando Duka, presidenti i FSHF-së ka zhvilluar një takim në selinë e Juventusit ku është pritur nga dy administratorët e klubit Xhuzepe Marota dhe Aldo Mazia si edhe nga administratori i JMedical Elio Testa.

Nga ky takim i sotëm pritet që të nisë një bashkëpunim shumë i shpejtë dhe marrëveshja pritet të konfirmohet në takimin që drejtuesit italian pritet të bëjnë në Shqipëri.

Share: