Real Madrid është vënë në kërkim të një portieri, dhe kjo gjë ka alarmuar drejtuesit e Çelsit. Kjo ndodh për shkakun se portieri i tyre, Tibot Kurtua prej kohësh ka qenë një ojektiv i skuadrës madrilene, që e shihnin si një garanci.

Duke parë këte fakt, portierit belg pritet që t’i ofrohet rinovimi nga blutë e Londrës ku e pret një super pagë për të ardhmen. Plot 12 mln euro në sezon mendohet se do të përfitojë Kurtua nga kontrata e re që do të firmosë me Çelsin deri në vitin 2022.

Belgu ka qenë një nga pikat më të forta për skuadrën e Kontes këtë sezon, e cila vijon të udhëheqë bindshëm Premier Ligën duke shkuar e qetë drejt titullit kampion.

Share: