Francë-Holandë ishte sfida e mbrëmjes dhe “gjelat” treguan se janë ndër Kombëtaret më të forta dhe pretendo kryesor për Kupën e Botës.

Dje ata i treguan forcën “tulipanëve” , teka në pjesën e parë u mjaftoi Grizman me një gol të shënuar pas një aksioni model.

Dyshja që vjet dolën kampion me monakon, Lemar e Mbape realizuan edhe tre gola të tjerë, duke i dhënë një goditje Holandës, që i gëzohet fitores së Bullgarisë me Suedinë me rezultatin 3-2. Në këtë mënyrë ata mbeten ende në lojë për vendin e dytë në grupin A.

Grupi A
Francë – Holandë 4-0
Shënues: Grizman 14’, Lemar 73’, 88’, Mbape 91’

Bullgari – Suedi 3-2
Shënues: Manolev 12’, Kostandinov 33’, Çoçev / Lustig 29’, Berg 44’

Luksemburg – Bjellorusi 1-0
Shënues: Da Mota 60’

Në grupin B Zvicra udhëheq e qetë. Ndaj Andorrës majde u kursyen, duke shënuar vetëm tre gola, dy me Seferoviç dhe një me Lihtshtejner.

Portugali zë në dëm Ishujt Faroe dhe Kristiano Ronaldo shënon 3 gola dhe jep një asist. Fitore 5-1 e portugezëve.

Grupi B
Portugali – Ishujt Faroe 5-1
Shënues: Ronaldo 3’, 29’, 65’, Karvajo 58’, Oliveira 85’ / Baldvinson 38’

Zvicër – Andorra 3-0
Shënues: Seferoviç 43’, 63’, Lihtshtejner 67’

Hungari – Letoni 3-1
Shënues: Kadar 6’, Szalai 26’, Solovjovs  68’(aut.) / Freimanis

a-b

Belgjika nuk u kursye me Gjibraltarin, pasi i shënoi 9 gola. Tripleta realizuan Meunier dhe Lukaku. Vendi i parë është i paprekshëm për ta, ndërkohë që Bosnje Hercegovina ka humbur një shans të mirë për t’u ngjitur i dyti, pasi Qipro arriti t’ua kthente ndeshjen, edhe pse 45 minutat e para boshnjakët shënuan dy gola. Barazimi 0-0 i Greqisë në shtëpi me Estoninë nuk u shfrytëzua nga skuadra e Bosnjes.

Grupi H

Belgjikë – Gjibraltar 9-0
Shënues: Mertens 16’, Meunier 18’, 61’, 67’, Lukaku 21’, 38, 84’ (pen.), Vitsel 27’, Hazard 45’

Qipro – Bosnje Hercegovinë 3-2
Shënues: Kristofi 65’, Laban 67’, Sotiriou 76’ / Sunjiç 33’, Visca 44’

Greqi – Estoni 0-0

h-i

Share: