Pesë ndeshje të Superiores u zhvilluan dje, ndërkohë që u regjistruan rezultate që mund të konsiderohen edhe surprizë. Një nga përballet më të bukura u zhvillua në Lushnje, ku tifozët verdhejeshilë patën mundësinë të ndiqnin ekipin e tyre në “Roza Haxhiu”.

Përfundimi i takimit nxori Kukësin fitues, ndërkohë që ka pasur edhe polemika për arbitrimin e ndeshjes. Në fushë duelet kanë qenë të shumta, ndërsa pas saj vetëm miqësi.

Fotot e shkrepura nga fotografi i Kukësit flasin vetë: Është vetëm një ndeshje futbolli dhe në fund ka vetëm shtrëngim duarsh. Fotoja e Metos me Hallaçin është sa për 1 mijë fjalë, sikurse ajo e Koliçit me Monen!

Koliçi e Mone përqafohen pas ndeshjes
Koliçi e Mone përqafohen pas ndeshjes
Share: