Karriera e Ermir Lenjanin sezonin e fundit ka qenë në një udhëkryq dhe zgjidhja i erdhi nga Paolo Tramexani, i cili besoi të aftësitë e lojtarit të linjës së majtë, që e njihte shumë mirë pas bashkëpunimit te Shqipëria.

Ermir Lenjani te Sioni është aktivizuar në shtatë ndeshje deri më tani, më shumë se sa kishte bërë vjet në total në Francë. Dje mesfushori ka realizuar golin e dytë në fitoren 1-2 ta arritur ndaj Luganos në transfertë.

Festa e golit ka qenë spektakolare, me disa salto të Lenjanit, që topin para se të shënonte ia kishte dhënë Burim Kukeli, një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare.

 

Share: