Te Partizani nuk mund të bësh çfarë të duash dhe drejtuesit ua kanë përcjellë më së miri mesazhin futbollistëve të tyre, pasi i pari i dënuar është kapiteni Alban Hoxha, një nga pikat më të forta të skuadrës.

Portieri cërrikas u la në stol në ndeshjen me Laçin, ndërkohë që pas ndeshjes drejtori Moxhi deklaroi se për të do të ketë edhe masa financiare.

Gjoba i është komunikuar Hoxhës, që duhet të paguajë 2000 mijë euro në klub, por nuk mbaron me kaq, pasi sipas që shkruan “Panorama Sport”, Moxhi i ka vënë edhe një kusht tjetër portierit.

“Po nuk u kërkove falje shokëve të skuadrës, sa të jem unë nuk do të luash te Partizani”, janë fjalët që thuhet se Moxhi i ka drejtuar Alban Hoxhës, i cili braktisi grumbullimin e ekipit një natë para ndeshjes me Laçin, ndërkohë që edhe pas ndeshjes Maqedoni-Shqipëri i është bashkuar ekipit me vonesë, pa lajmëruar askënd në klub, sikurse u shpreh italiani pas disfatës me kurbinasit.

Share: