Skënderbeu u rikthye te fitorja në kampionat. Poker golash ndaj Vllaznisë për të vazhduar marshimin drejt titullit. Osmani shpjegon asistin e golit të Vangjelit, ndalet te Vllaznia dhe e mbyll me pengjet e këtij sezoni. Që janë dy. Mbrojtësi po aktivizohet në mesfushë dhe po bën shumë mirë. Batuta nuk i mungon kurrë dhe prononcimin për “SuperSport”, korçari e nis kështu.

FITORJA “Fitorja në Shkodër na shërbeu shumë, pasi situata u bë njësoj siç ishte në fund të vitit të kaluar. Paraqitje si ajo në Gjirokastër nuk duhet të përsëriten, duke marrë parasysh eksperiencën e madhe të ekipit.

ASISTI PËR VANGJELIN Kristi ma kërkon shpesh atë prerje. Pasim i cili nuk na lejohet nga trajneri, pasi ai kërkon të luajmë shkurt dhe afër. Kushedi sa ka bërtitur profesori, kur ka parë pasimin, por shyqyr që u bë gol.”

VLLAZNIA E njoh mirë ambientin në Shkodër, pasi kam luajtur dhe vetë. Njësoj është gjithmonë. Cungu dhe Gjoka nuk kanë faj. Trajneri dhe lojtarët nuk duhet të sulmohen, sidomos në një situatë të tillë. Në Shkodër jetojnë të gjithë me futbollin dhe ka presion. Si në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa në jemi më trë qetë në Korçë. Nëse nuk do ja dilnim sot, do shtohej presioni dhe për ne, por nuk është se të vret njeri nëse ka presion.

PENGJET Kam dy pengje këtë sezon, humbjen në Kiev përballë Dinamos dhe barazimin me Kamzën në Korçë. Në rastet e tjera kemi marrë gjithmonë atë çka meritonim“, përfundon Tefik Osmani.

 

Share: