Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe ka vendosur mbi parregullsitë e shfaqura gjatë javës së shkuar, teksa sërish ka gjobë për Flamurtarin, por edhe për Luftëtarin. Vlonjatët madje e kanë pësuar më keq, ndërkohë që në të Dytën ka dënime edhe më të ashpra.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS
KF “Luftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 100,000 (njëqind mije) Leke.

FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 65/1 dhe Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe ne masën 500,000 (pesëqind mije) Leke dhe 1(një) ndeshje pa tifoze.

Zyrtari i KF “Veleçiku”, Klodian Harlicaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF “Oriku”, Fatmir Rexha, , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Devolli”, Staviol Treni, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

Lojtari i KF “Këlcyra”, Saimir Kule, për goditje me grusht dhe shkelma ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KF “Gramozi”, për sjellje të keqe të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Nenit 65/3.b të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

Lojtari i KF “Porto” U-17, Ersiljo Djala, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (Katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Akademia” U-17, Hilmi Likollari, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

KF “Kastrioti” U-17, për mos paraqitje ne ndeshjen me KF “Brains” U-17 planifikuar te luhej me date 12.11.2017, ne baze te nenit 55 te KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne rezultatin 3 me 0.

Pranimin e kërkesës së KF “Korabi” U-17. KF “Burreli” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me KF “Korabi” U-17 e luajtur më datë 12.11.2017 me rezultatin 3 me 0.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Redi Veriu; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Redi Veriu vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tirana” U-19, Bektash Vasha pezullimin e pjesës mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Bektash Vasha vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

 

Share: