Niko Zisi mbetet dëshirë në Vlorë, por a e kanë bërë ata një ofertë për mesfushorin me tipare sulmuese të Bylisit?

Duke se kjo nuk ka ndodhur, sikurse edhe raportohet së fundmi. 22-vjeçari, i cili ka spikatur te ballshiotët, është nën kontratë me skuadrën e financuar nga Besnik Kapllanaj, ndaj Flamurtari duhet të paguajë për kartonin e tij.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport Ekspres”, në klubin e Bylisit ende nuk ka mbërritur një ofertë.Pretendimet e ballshiotëve për kartonin e Zisit shkojnë në 50 mijë euro dhe në Vlorë zor se do paguajnë për të.

Interesimi i Flamurtarit qëndron, por nga ana tjetër Bylisi nuk e lëshon falas, fundja nuk ka përse. Kur Idrizi do 500 mijë euro për Alvesh, a nuk duhet që klubi i Kategorisë së Parë të përfitojë nga shitja e “xhevahirit” të tyre? Sigurisht që po…

Tags:
Share: