Danilo Alvesh do të mungojë në ndeshjen e nesërme që Flamurtari luan ndaj Laçit, pasi braziliani është i pezulluar me kartonë, ndërkohë që rikthehet i gatshëm Ergis Mersini.

Trajneri Duro gjatë këtyre ditëve po bën planin për sfidën me kurbinasit dhe në majë të sulmit do vijojë të luajë Tomislav Bushiç.

Gjithashtu duket se edhe dilemat për partnerin e tij kanë marrë fund, pasi do jetë Ardit Shehaj ai që do të luajë krah sulmuesit kroat. Vlonjatin e kemi parë shpesh të luajë në mesfushë, ndërkohë që ndaj kurbinasit do kthehet të luajë në repartin e avancuar.

Shehaj është edhe autori i golit të vetëm që nxori fitues Flamurtarin ndaj Laçit në ndeshjen e fazës së dytë në Vlorë.

 

Share: