Flamurtari është përballur sot në një ndeshje miqësore me Apoloninë në Fier dhe e ka fituar atë me rezultatin e ngushtë 1-2. Në këtë takim kanë shënuar tre sulmues dhe normalisht kjo i kënaq trajnerët.

Tomislav Bushiç nuk i ndahet as në miqësore dhe ka shënuar edhe në portën e fierakëve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Ardit Hoxhaj, që tashmë ka fituar një vend në formacionin e Flamurtarit.

Për Apoloninë ka realizuar i përhershmi Blerim Krasniqi, ndër më të spikaturit te skuadra fierake. Kavajasi shumë shpejt do të “katapultohet” në Superiore për të treguar vlerat e tij.

Apolonia – Flamurtari 1-2
Shënues: Krasniqi / Bushiç , Hoxhaj

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo, Hoxhaj, Kamara, Bushiç. (U aktivizuan: Sali, Tushi, Maze, Toungara, Polozhani, Liçaj, Maze, Hyseni, Neziraj, Mersini)

 

Share: