Aksi Vlorë-Korçë mund të sjellë surpriza, pasi mes Skënderbeut dhe Flamurtari mund të ketë një marrëveshje për shkëmbim lojtarësh. Trajneri Shpëtim Duro u ka kërkuar drejtuesve që ta mbajnë Ardit Hoxhajn dhe dje në “Sport Ekspres” u raportuar se kuqezinjtë do tentojnë të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit vlonjat.

Por Flamurtarit mund të mos i duhet të paguajë. Kjo pasi në Korçë po ideohet një shkëmbim me Danilo Alvesh shkruan “Panorama Sport”. Në mes mund të ketë edhe një shumë parash.

Gjithsesi mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. E sigurt është që Flamurtari e do Hoxhajn, ndërsa te Skënderbeu prej kohësh ka pasur interesim për brazilianin Alvesh.

ardit-hoxhaj-fl

Share: