Flamurtari luan në transfertë të enjten dhe kërkon të marrë pikë, edhe pse do të përballet në “Loro Boriçi” me një Vllazni të uritur për pikë.

Kuqezinjtë fillimisht do të zhvillojnë një provë gjenerale për këtë takim, pasi do të luajnë një ndeshje miqësore. Prej ditësh është programuar një test me skuadrën e Bylisit në stadiumin “Adush Muçaj” prej orës 16:00.

Ballshiotët siç dihet mbeten pa trajner para pak ditësh, pasi Bledar Devolli dha dorëheqjen, ndërkohë që presidenti besnik Kapllanaj ka arritur akordin me Stavri Nicën.

Trajneri durrsak do të jetë sot në Ballsh dhe do të vëzhgojë nga afër skuadrën e tij. Nuk është çudi që vetë ai ta drejtojë Bylisin në këtë miqësore, por mundësitë janë të pakta, pasi ende nuk ka dalë në një seancë stërvitore dhe nuk i njeh lojtarët.

Share: