Ka përfunduar miqësorja mes Bylisit dhe Flamurtarit, e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” të qytetit të Ballshit. Kjo përballje është mbyllur me fitoren e vlonjatëve, që kanë përmbysur disavantazhin e vendasve që në pjesën e parë.

Ndeshja nis me gol dhe ishte mesfushori Vesel Limaj ai që realizoi për Bylisin. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro barazoi në minutën e 16-të me anë të Pollozhanit, ndërsa pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë ishte Sidibe që kaloi në epërsi Flamurtarin.

Ra në sy mosaktivizimi në formacion i Danilo Alvesh, braziliani që gjatë javës së shkuar ka replikuar me trajnerin Duro.

Miqësore – E shtunë, më 7 tetor

Bylis – Flamurtari 1-2
Shënues: Limaj 3’ / Pollozhani 16’, Sidibe 40’

Bylisi: Dramolli, Chukëuka, Ntepe, Samnda, Shoshi, Murataj, Zisi, Jur.Vatnikaj, Limaj, Gregatti, Bello. Trajner: Orges Çuko

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Mersini, Sidibe, Useini, Pollozhani, Zhufo, Kamara, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro

Share: