Flamurtari e ka mbyllur merkaton që në dhjetor, pasi afroi në skuadër katër futbollistë dhe trajneri Duro e ka shprehur se nuk do të ketë më lëvizje të tjera në hyrje.

Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem, Argjent Gafuri dhe Fisnik Zuka janë përforcimet e kuqezinjve, që deri më tani kanë treguar stabilitet në lijëra e rezultate dhe jo më kot janë të parët.

Por në Vlorë po mendojnë për të ardhmen dhe lajmet e dala së fundmi për një kalim të Ardit Hoxhajt kanë bërë që te Flamurtari të përveshin mëngët.

Sipas asaj që shkruan gazeta Sport Ekspres, te Flamurtari po planifikojnë që tani t’i blejnë kartonin e plotë sulmuesi vlonjat.

Momentalisht Hoxhaj është nën kontratë me Skënderbeun dhe në Vlorë ka shkuar në huazim për një vit. Në verë ai do të rikthehet sërish në Korç. Tani i takon Flamurtarit të bëjë ofertën e duhur për të përfituar shërbimet e sulmuesit.

 

Share: