Flamurtari deri më tani ka bërë dhjetë afrime, ndërkohë që trajneri Duro është shprehur së fundmi se nuk dëshiron më të bëjë afrime të tjera, por ka kohë plot deri në mbylljen e merkatos.

Sipas “Sport Ekspres”, veç Lejdiç Liçajt, në Vlorë po mendojnë për afrimin e një tjetër lojtari të Luftëtarit.

Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, mesfushorin me tipare mbrojtëse që bëri vjet një sezon të mirë me gjirokastritët.

Vlonjatët mësohen se kanë pasur një kontakt me mesfushorin shkodran dhe tanimë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej, pasi Ramadani është nën kontratë me Luftëtarin.

Share: