Flamurtari i Prishtinës hedh sytë nga Superiorja e Shqipërisë. Kuqezinjtë, që renditen në vendin e parafundit në kampionatin elitar të Kosovës kanë preferenca vlonjate. Siç citon “Gazeta Olle”, dy emrat e piketuar janë Ardit Shehaj dhe Argent Halilaj.

shehaj-ardit

27-vjeçari që ndërpreu marrëdhënien me Teutën, mund të ndryshojë kampionat.  Në radarin e Flamurtarit të Prishtinës është dhe gardiani, Halilaj. 35-vjeçari ka shkëputur marrdhënien me Kamzën dhe është lojtar i lirë.

Bisedimet kanë nisur dhe po shkojnë mirë. Klubi kryeqytetas po punon për të arritur akordte me dyshen vlonjatë. Deri më tani Flamurtari ka afruar në ekip lojtarët, Albert Kaqiku, Rron Statovci, Adnan Haxhaj, Azem Ahmeti, Almir Ajzeraj dhe Shqipdon Ademi.

Të mërkurën, Flamurtari do zhvillojë një ndeshje miqësore. Kuqezinjtë do përballen me Lirinë e Shkëmbit. Takimi luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

halilaj

 

 

Share: