Huazimet po shihen gjithmonë si një mundësi më shumë për t’u dhënë mundësinë lojtarëve në Superiore për t’u rritur më tej. Në Vlorë përgjithësisht i kanë dërguar te Orikumi, apo në ndonjë klub tjetër të Kategorisë së Parë. Së fundmi është konfirmuar kalimi i sulmuesit nga Mali, Ibrahim Toungara, te skuadra e Lirisë së Prizrenit.

18-vjeçari është vënë nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi, teksa ka luajtur në miqësoren e sotme kundër Laçit. Një tjetër lojtar që ka kaluar në Kosovë është Shend Kelmendi.

23-vjeçari ka kaluar nga Skënderbeu te kampionët e Trepça ’89 që drejtohet nga Gugash Magani. Te korçarët mesfushori nuk pati hapësira, pasi luajti në Kupës, ndërsa në kampionat pati pak minuta kundër Teutës në dhjetor.

toungara

Share: