Flamurtari ka një ndeshje të vështirë të enjten, teksa vlonjatët do të udhëtojnë drejt Shkodrës për t’u përballur me Vllazninë, që është e vendosur për të gjetur fitoren pas tre ndeshjeve të fundit pa gola e me një pikë të marrë në transfertën me Luftëtarin.

Trajneri Shpëtim Duro do e këtë të plotë ekipin për të këtë ndeshje, pasi rikthehet mbrojtësi Franc Veliu, i cili ende nuk ka lujatur këtë sezon për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë fazës përgatitore.

Edhe Muhamed Useini është gati, ndërkohë që i vetmi në proces për t’u rikuperuar është Emiljano Musta. Lojtari i linjës së majtë vijon me terapi intensive dhe deri ditën e ndeshjes do të jetë në dispozicion të trajnerit Duro.

Share: