E sigurt është që Milano ka folur shqip, pasi atmosfera e krijuar nga Ballistët ka qenë e zjarrtë, por rezultati i ndeshjes në fund normalisht që ka bërë që ata të largohen të zhgënjyer.

Gjithsesi përballë ishte Milani, që sivjet është tjetërsuar dhe në pjesën e parë ekipi I drejtuar nga Montela realizoi tre herë. Nisi dhe u mbyll nga Andre Silva, që realizoi golin e parë dhe të tretë, ndërsa Montolivo kishte shënuar të dytin.

3-0 pjesa e parë, ndërkohë që vijon dominimi I vendasve, që konkretizojnë një tjetër aksion me gol. Borini shënon emrin te shënuesit, ashtu siç bën dy minuta më vonë edhe Antoneli, ndërsa golin e gjashtë e shënoi Montolivo.

Kualifikimi është çështje e mbyllur, por sigurisht që në Shkup stadium do të jetë i tejmbushur.

EUROPA LEAGUE (Play-Off)
E enjte, më 17 gusht, ora 20:45
Stadiumi “San Siro”, Milano

Milan – Shkëndija 6-0
Shënues: Silva 13’, 28’, Montolivo 25’, 85’, Borini 67’, Antoneli 69’

Share: