Luftëtari luan një ndeshje të vështirë në javën e 27-të të Kategorisë Superiore, teksa do të udhëtojë drejt Kukësit për t’u përballur me të pamposhturit e drejtuar nga Ernest Gjoka.

Trajneri Milinkoviç nuk do të këtë të gatshëm për këtë ndeshje dy lojtarë titullarë, të cilat janë shumë të rëndësishëm për këtë skuadër.

Njëri është Vangjel Zguro, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Tiranës, por rikthimi i Rapas, e bën pak më të lehtë këtë mungesë, pasi mbrojtësi mund të luaje në majtë të repartit difensiv, gjë që e ka bërë edhe më parë.

Veç tij, për arsye kartonësh mungon edhe Dejvi Bregu, por në Gjirokastër nuk është se shqetësohen shumë, pasi alternativat nuk mungojnë, ndaj gjatë kësaj periudhe do punojnë të qetë për sfidën e radhës.

Share: