Skënderbeu ëndërronte të kalonte grupet dhe mund të shpresonte për në ndeshjen e fundit në Zvicër me Jang Bojs, por fitorja e Partizanit të Beogradit i ka dhënë fund shpresave të korçarëve.

Gjithsesi në Korçë ka festë, pasi Skënderbeu ia doli të mposhte Dinamo Kiev, edhe pse u gjend shpejt në disavantazh. Lilaj ia doli të shënonte një gol mjaft të bukur nga distanca, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Për tre minuta Skënderbeu gjeti golin dy herë, fillimisht me Xhejms Adeniji dhe më pas me Ali Sou. Ne shtesë skuadra ukrainase realizoi golin e dytë më Rysun, por korçarët e ruajtën fitoren deri në fund, duke fituar ndeshjen e parë në grup ndaj kundërshtarit më të fortë dhe kështu çojnë në arkat e klubit 360 mijë euro.

Europa League – Faza e grupeve

E enjte, më 23 nëntor, ora 21:05

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Skënderbeu – Dinamo Kiev 3-2

Shënues: Lilaj 18′, Xhejms 53′, Soue 56′ / Tsyganov 16′, Rusyn 91’

Skënderbeu: Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani (Nimaga 69′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Taku 72′), Xhejms, Soue (Dita 90’). Trajner: Ilir Daja

Dinamo Kiev: Bushçan, Shepliev, Morozuk, Moraes, Tsygankov, Korzun (Shaparenko 60′), Pivariç, Kaçeridi, Besedin, Kadar, Kedziora (Rusin 71′). Trajner: Aljaksandër Khaskeviç.

Gjyqtarë: Oliver Drakta, Roland Brandner, Stefan Kuehr (Austri).

Share: