Te Lushnja po përpiqen të përforcohen në merkato, ndërkohë që deri më tani nuk është ka ndonjë lëvizje të rëndësishme. Ekipi po stërvitet në “Tropikal resort”, aty ku sot ka zhvilluar një miqësore me Besën.

Fitore të pastër ka regjistruar skuadra e Dedjes, me gola të Cankës dhe Papës, shënuar në pjesën e parë. 2-0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

2-2 ka përfunduar miqësorja tjetër, ajo e luajtur në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Shkumbinit. Afrikani Brajt Frajdej dhe Lluca shënuan për peqinasit të parët, ndërsa në pjesën e dytë barazuan Selimaj dhe Baholli. Për të dyja skuadrat ishte miqësorja e parë.

Share: