Është mbyllur java e 21-të e Vala Superliga e Kosovës, teksa të dy ekipet rivale për titullin, Trepça ’89 dhe Feronikeli kanë fituar në transferta.

Ekipi nga Mitrovica ka mundur Besën që e nisi sezonin me shumë pretendime, fitore që ka ardhur në minutat shtesë, me golin e Oto Xhon, që e dërgoi rezultatin në 2-3.

Feronikeli fitoi ne Prizren me Lirinë, teksa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-3. Fitore në shtëpi për Dritën, që mposhti ngushtën Drenicën me shifrat 2-1.

Vala Superliga e Kosovës – Java 21

E diel, më 12 mars, ora 13.00

Besa – Trepça 89’ 2-3
Shënues:
Izmaku 44’ (aut.) Elshani 57’/ Oto Xhon 43’, 93’, hasani 72’

Liria – Feronikeli 1-3
Shënues:
Çibuze 12’/ Hoti 2’, Prokshi 10, Zeka 81

Drita – Drenica 2-1

Shënues: Zeneli 16’, Livoreka 63’ / Arifaj 47’

kosove-java-21

Share: