Angli / Premier Ligë

 

Middlesbrough – Watford

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit, Middlesbrough nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit, duke marrë vetëm 2 pikë në këtë periudhë. Në fushën e vet Boro është paraqitur dobët, me vetëm një pikë në 3 ndeshje, ndaj nuk do ta ketë të lehtë sot, kundër Watford-it. Miqtë kanë ardhur në rritje dhe në 4 ndeshjet e fundit kanë humbur vetëm një herë, ndaj janë superiorë në aspektin psikologjik sot dhe i kanë shanset të marrin edhe më shumë se një pikë.

Parashikimi: FF2

 

Southampton – Burnley

Southampton krejt papritur është kthyer skuadra e shkëlqyer e sezonit të shkuar, sepse nuk pëson gol prej 540 minutash në të gjitha kompeticionet. Megjithatë, kalendari i ngjeshur dhe skuadra e vogël janë problem, sepse sot mungojnë mbrojtësit e majtë Soares e Bertrand. Sot Southampton pret Burnley-n, që ka humbur 4 nga 6 ndeshjet e fundit, por gjithsesi nuk luajti keq ndaj Arsenal-it në ndeshjen e fundit dhe sot do të mbrohet fort për një pikë, edhe për faktin se shënon me vështirësi dhe sot është pa sulmuesin e pezulluar Gray (5/1).

Parashikimi: 1

 

Saint-Étienne – Dijon

Saint-Etienne pret sot Dijon-in dhe kërkon të reagojë, pas humbjes në Lyon në ndeshejn e fundit. Megjithatë, ndeshja e sotme e sheh Saint-Etienne në vështirësi për sa i përket formacionit, sepse mungojnë shumë lojtarë të dëmtuar, me sulmuesit kryesor Beric (7/3) e Hamouma (6/2) që nuk do të luajnë sot. Ndërkaq, Dijon reagoi fuqishëm ndaj Montpellier dhe arriti të merrte një pikë, duke treguar se ka forcë të madhe psikologjike, por jashtë fushe niveli nuk është i mirë.

Parashikimi: 1

 

Marseille – Metz

Marseille shte shumë pranë fitores së parë sezonale jashtë fushe në Angers, por pësoi gol në shtesë dhe mbetet pranë fundit të tabelës. Megjithatë, në shtëpi Marseille paraqitet më mirë dhe sot duhet të kthehet te fitorja, sepse pret Metz-in debutues, që vjen nga një humbje e rëndë ndaj Monaco-së, por gjithsesi Metz është në pozita të shkëlqyera në renditje dhe jashtë fushe luan mjaft mirë. Megjithatë, sot Metz është pa tre titullarë të rëndësishëm, mesfushorët Cohade e Doukouré dhe mbrojtësin Falette, të gjithë të pezulluar.

Parashikimi: 1

 

Itali / Seria A

 

Fiorentina – Atalanta

Fiorentina ka marrë vetëm dy pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe ka zbritur ndjeshëm në renditje, ndaj kërkon një reagim të fuqishëm sot, kur të presë Atalanta-n. Miqtë vijnë nga dy fitore rresht dhe kanë bërë një kthesë të fortë, sepse ishin në krizë deri para pak javësh, ndërsa tani janë shumë të qetë. Në 9 përballjet e fundit direkte ka triumfuar gjithmonë Fiorentina, që duket se i ecën ndaj Atalanta-s dhe sot pritet fitorja e radhës. Për sot Fiore rikuperon mbrojtësin Rodriguez (5/0), por jo sulmuesin Illicic (6/0), i dëmtuar me kombëtaren sllovene, ndërsa për miqtë është dëmtuar mbrojtësi Konko (5/0).

Parashikimi: 1

 

Genoa – Empoli

Genoa fitoi në Bologna në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke vazhduar ngjitjen në renditje, edhe pse po shënon me shumë vuajtje, për shkak të mungesës së sulmuesit të dëmtuar Pavoletti. Sot Genoa pret Empoli-n dhe ka një mundësi të mirë të marrë 3 pikë të tjera, por do të vuajë, ndaj një rivali që ka nevojë për pikë dhe nuk ka skuadër të keqe, edhe pse është në fundin e tabelës. Jashtë fushe Empoli vuan shumë, por në 11 përballjet e fundit direkte ka pasur gjithnjë më pak se 3 gola për takim. Për ndeshjen e sotme Genoa ka shumë probleme, sepse përveç sulmuesve të dëmtuar Gakpè (5/1) e Pavoletti (5/2), mungojnë edhe mbrojtësi Gentiletti (3/0) e sulmuesi Pandev (3/0), të pezulluar, ndërsa për miqtë mungon vetëm mesfushori Croce (7/0).

Parashikimi: 0-2 gola

 

Inter – Cagliari

Interi pret Chievo-n dhe është i detyruar të fitojë, për të rigjetur qetësi pas gabimeve të fundit, që kanë shuar entuziazmin e fitores ndaj Juventusit. Në 13 ndeshjet e fundit në “San Siro” Kaliari ka fituar vetëm një herë dhe jashtë fushe pëson shumë gola, ndaj sot mund të dalë në dritë një fitore vendase dhe të paktën “3+”. Për sot Inter-it i kthehet mesfushori Brozovic, i lënë jashtë skuadre prej një muaji, por është dëmtuar qendërmbrojtësi Ranoçhia, ndërsa për miqtë mbeten jashtë vetëm 3 lojtarë të dëmtuar prej kohësh.

Parashikimi: 1

 

Lazio – Bologna

Lazio ka marrë 3 fitore në 4 ndeshjet e fundit, ndaj ndërprerja e kampionatit erdhi në momentin e gabuar, sepse skuadra romane po luante shumë mirë. Sot skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shpreson të vazhdojë aty ku e la, kur të presë Bologna-n, që i ka humbur 3 ndeshjet e fundit në Romë dhe jashtë fushe nuk fiton prej 10 ndeshjesh. Përveç kësaj, Bologna ka shumë mungesa për sot, sepse mbrojtësi Gastaldello e mesfushori Dzemaili janë të pezulluar, ndërsa sulmuesi Destro është i dëmtuar. Më e qetë është Lazio, që gjithsesi duhet të bëjë pa mesfushorin e dëmtuar Biglia.

Parashikimi: 1

 

Sassuolo – Crotone

Sassuolo luajti një ndeshje mjaft të mirë ndaj Milan-it para dy javësh, por edhe për faj të arbitrit u mund 4-3, duke pësuar humbjen e tretë në 4 ndeshjet e fundit. Sot vjen rasti për kthesë, sepse përballë është Crotone, skuadër modeste, që ka marrë vetëm një pikë deri tani dhe është paraqitur shumë dobët. Për sot Sassuolo mbetet pa mesfushorët Duncan e Missiroli dhe sulmuesin Berardi, të tre të dëmtuar, ndërsa miqtë nuk kanë mungesa.

Parashikimi: 1/3+

 

Chievo – Milan

Milan-i viziton sot në mbrëmje Chievo-n dhe do të jetë ndoshta një ndër bastet më të kërkuara të ditës, sepse pavarësisht nga kriza e viteve të fundit, ka ende shumë njerëz që joshen, kur shohin kuotat e larta për fitoren e kuqezinjve, në ndeshje të tilla. Në 19 ndeshjet e fundit kundër Chievo-s Milan-i nuk ka pësuar asnjë humbje, një e dhënë domethënëse, që duket se përjashton në radhë të parë humbjen e “Djallit”. Chievo po shkëlqen këtë sezon dhe është në të njëjtat pozita me rivalin e sotëm, duke mos njohur humbje në 11 ndeshjet e fundit shtëpiake, ndaj është një rival serioz, që luan pa shumë presion mbi vete dhe kjo e ndihmon shumë. Megjithatë, pas 3 barazimesh rresht në Verona, Milan-i do të kërkojë diçka më shumë, aq më shumë që nuk pëson gol prej 7 ndeshjesh ndaj veronezëve. Për sot Chievo është pa mbrojtësin Cesar (5/0) dhe mesfushorin Hetemaj (7/0), ndërsa për miqtë është dëmtuar Montolivo, ndaj do të gjejë vend në formacion mesfushori Locatelli.

Parashikimi: FF2

ME SHUME PARASHIKIME E KUOTA I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: