Spanjë / La Liga

 

Betis – Valencia

Betis nuk fiton prej disa javësh, por është në një moment të mirë, sepse në ndeshjen e fundit ndali bujshëm dhe me meritë Barcelona-n, duke luajtur shumë mirë. Javën e shkuar Betis nuk e luajti ndeshjen e vet për shkak të motit të keq, ndaj shpreson të jetë superior fizikisht sot ndaj Valencia-s në krizë, që ka humbur dy ndeshjet e fundit duke pësuar 7 gola dhe po luan shumë keq, ndaj frika e rënies nga Primera është ende e pranishme. Për sot Betis është pa mesfushorin e dëmtuar Joaquin (16/3), ndërsa për miqtë janë të pezulluar mesfushori Soler (6/1) dhe mesfushori Garay (12/1), si dhe mbetet i dëmtuar sulmuesi Rodrigo (15/4).

Parashikimi: FF1

 

Alavés – Barcelona

Në Alaves zbret në fushë Barcelona dhe do të jetë një provë e përgjithshme para finales së Kupës së Mbretit, ku do të vihen sërish përballë këto dy skuadra. Barcelona niset dukshëm favorite sot, por katalanasit luajnë ndaj PSG-së mesjavën e ardhshme dhe në 3 nga 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe kanë barazuar, ndaj nuk do ta kenë të lehtë sot, aq më shumë që Alaves-i i mundi brenda në “Camp Nou” në fazën e parë. Për sot Alaves mund të mos ketë në dispozicion mesfushorin Edgar Mendez (18/3), i dëmtuar në mesjavë, ndërsa Barça është pa mbrojtësin Mascherano (15/0) dhe mesfushorin Rafinha (12/5).

Parashikimi: 2/3+

 

Ath. Bilbao – La Coruña

Athletic Club u mund keqas nga Barcelona javën e shkuar, por në shtëpi rendimenti mbetet shumë i mirë dhe sot kundër La Coruna-s synohet fitorja që do të mbante pranë kualifikimin në Europa League. Sot Bilbao pret një rival në vështirësi, që nuk fiton prej disa javësh dhe jashtë fushe vuan, duke mos fituar asnjë nga 11 ndeshjet e fundit. Për sot Athletic është pa portierin Kepa dhe sulmuesin Sabin Merino (9/1), të dëmtuar, ndërsa miqtë janë të plotë.

Parashikimi: 1

 

Osasuna – Real Madrid

Reali i Madridit luan sot ndeshjen e parë për këtë muaj, kur të vizitojë Osasuna-s, në një ndeshje që në letër nuk lë hapësirë për diskutime, sepse përballet e para me të fundit në kampionatin spanjoll. Madrilenët janë ende në krye, edhe pse nuk i kanë luajtur dy ndeshje, ndaj zbresin shumë të qetë në fushë, duke mos menduar shumë për sfidën e mesjavës së ardhshme kundër Napolit. Osasuna nuk fiton prej 13 ndeshjesh dhe në fushën e vet ka një rendiment mediokër, ndaj sot rrezikon një humbje të thellë, ndaj një kundërshtari që në 12 ndeshjet e fundit ka regjistruar 11 herë shenjën “3+”. Për sot Osasuna është pa mesfushorin e pezulluar Roberto Torres (19/5) dhe pa mbrojtësin e dëmtuar Miguel Flano (12/1), ndërsa te Reali mund mungon mesfushori i pezulluar Kroos (16/1) dhe mesfushori i dëmtuar Gareth Bale.

Parashikimi: 2/3+

 

Itali / Seria A

 

Fiorentina – Udinese

Fiorentina mori një leksion nga Roma në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe ka lëshuar sërish terren në garën për një vend në Europa League, që mbetet objektivi final në kampionat tashmë. Sot skuadra vjollcë shpreson të rigjejë fitoren, kur të presë Udinese-n, skuadër mjaft e vështirë për t’u parashikuar, sepse luan pa asnjë objektiv, por gjithsesi vështirë se befason sot, pasi i ka humbur 9 ndeshjet e fundit në Firence dhe Fiorentina në fushën e vet nuk njeh humbje këtë sezon. Për ndeshjen e sotme një bast i mirë mund të jetë edhe ai “3+”, sepse 16 nga 19 përballjet e fundit direkte kanë pasur 3 gola e lart. Për sot Fiore është pa mbrojtësin e pezulluar Sanchez (19/1), ndërsa për miqtë kthehet nga Kupa e Afrikës mesfushori Badu (15/0).

Parashikimi: 1/3+

 

Angli / Premier Ligë

 

Arsenal – Hull City

Arsenal-i po rrezikon realisht të mbetet jashtë Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm dhe humbja ndaj Chelsea-t javën e shkuar ishte shqetësuese edhe për lojën e dobët që shfaqi skuadra e drejtuar nga Wenger. Sot “Topçinjtë” kërkojnë kthesën, kur të presin Hull-in, që po habit të gjithë, sepse në dy ndeshjet e fundit ka marrë 4 pikë kundër Manchester United dhe Liverpool-it, diçka e paimagjinueshme. Për ndeshjen e sotme Arsenal-i është ende pa mesfushorin e pezulluar Granit Xhaka, si dhe mesfushorët e dëmtuar Ramsey e Cazorla, ndërsa për miqtë është dëmtuar mbrojtësi titullar Dawson (15/3).

Parashikimi; 1

 

Man United – Watford

Çelsi ka marrë tashmë arratinë në krye të Premier Ligës, edhe pse është ende herët, ndaj me interes të madh po ndiqet gara për kualifikimin në Champions League. Në këtë moment në rrezik të madh është Manchester United, që ka pasur një sezon plot luhatje dhe duhet ta rritë ritmin në vazhdim, pasi rivaliteti është i jashtëzakonshëm. “Djajtë e Kuq” nuk humbasin prej 15 ndeshjesh në kampionat, por barazojnë shpesh dhe sot një pikë nuk u vlen, në sfidën shtëpiake kundër Watford-it. Në teori është një bast i mirë për vendasit, por Watford vjen nga dy fitore rresht dhe në ndeshjen e fundit jashtë fushe fitoi në Londër, ndaj Arsenal-it, ndaj sot mund të zgjidhet edhe basti “3+”, që ka dalë në dritë në 8 nga 9 përballjet e fundit direkte. Për sot United është vetëm pa mbrojtësin e dëmtuar Jones, ndërsa për miqtë është ende i dëmtuar sulmuesi Pereyra (13/2).

Parashikimi: 1/3+

 

Middlesbrough – Everton

Middlesbrough vazhdon të mos njohë fitore në kampionat dhe situata është bërë alarmuese, sepse tashmë zona e ftohtë është vetëm një pikë larg. Për këtë arsye, sot ndaj Everton-it 3 pikët do të kishin vlerë të jashtëzakonshme, por do të jetë mjaft e vështirë. Everton-i është një ndër skuadrat më në formë të kampionatit dhe ka një bilanc të shkëlqyer ndaj Middlesbrough, me 6 fitore në 7 ndeshjet e fundit, por gjithsesi rendimenti jashtë fushe nuk është aspak i mirë. Në 9 përballjet e fundit direkte në Middlesbrough ka pasur vetëm një “3+” dhe sot mund të tentohet sërish basti “poshtë” me gola.

Parashikimi: 0-2 gola

 

Stoke City – Crystal Palace

Stoke City humbet shumë rrallë, por nga ana tjetër shënon pak dhe ka fituar vetëm 2 nga 10 ndeshjet e fundit, ndaj ambiciet për të kapur vendin e tetë duken të tepruara. Sot Stoke kërkon të reagojë pas humbjes në West Bromwich, kur të presë Crystal Palace, që është në kaos pas humbjes së thellë të javës së shkuar ndaj Sunderland-it dhe sot kërkon pikë me çdo kusht, sepse po rrëshqet frikshëm në fundin e tabelës. Për ndeshjen e sotme Stoke mbetet pa mesfushorin Shaqiri (14/3) dhe sulmuesin Walters (16/2), të dy të dëmtuar, ndërsa për miqtë mungojnë vetëm disa lojtarë të dëmtuar prej kohësh.

Parashikimi: 1

 

Sunderland – Southampton

Magjistarët e mbijetesës së pamundur, Sunderland, duket se ka rinisur misionin, sepse fitoi javën e shkuar në fushën e Crystal Palace dhe tashmë është afruar ndjeshëm me zonën e mbijetesës. Sot “Macet e zeza” presin Southampton-in, që tashmë duket se mendon vetëm për finalen e Kupës së Ligës, sepse në kampionat është pranë mesit të tabelës dhe është eliminuar nga Kupa FA. Për sot Sunderland është sërish pa mbrojtësin e pezulluar Djilobodji (18/0), si dhe është dëmtuar sulmuesi Anichebe (11/3), ndërsa për miqtë është dëmtuar mesfushori Boufal (13/1) dhe mbeten jashtë edhe mbrojtësi Van Dijk (21/1) e sulmuesi Austin (13/6).

Parashikimi: 1X

 

West Ham – West Brom

West Ham herët a vonë do ta bënte kthesën, duke parë skuadrën cilësore që ka, ndaj nuk është befasi që është ngjitur mbi mesin e tabelës. Tani skuadra londineze kërkon të kapë vendin e tetë dhe sot luan një finale të vogël në këtë garë, kur të presë West Brom-in. Edhe miqtë po shkëlqejnë këtë sezon, edhe pse nuk kanë shkëlqyer jashtë fushe, duke fituar vetëm 3 ndeshje në udhëtim, në gjithë sezonin. Përballjet direkte mes këtyre dy skuadrave janë mbyllur thuajse gjithnjë në barazim këto vitet e fundit, ndaj duket një sfidë mjaft e ekuilibruar, edhe pse West Ham favorizohet paksa nga faktori fushë.

Parashikimi: FF1

 

Liverpool – Tottenham

Në mbrëmje luhet supersfida mes Liverpool-it dhe Tottenham-it, një finale e vogël për të dyja palët. Liverpool-i është në krizë dhe nuk fiton prej 5 ndeshjesh, duke zbritur tashmë në vendin e pestë, ndaj kërkon me çdo kusht fitoren për të mos lëshuar më terren të paktën në garën për një vend në Champions, por Tottenham-i në formë kërkon të rezistojë në garën për të kapur Chelsea-n. Në 9 përballjet e fundit direkte Tottenham-i nuk e ka mundur asnjëherë Liverpool-in, ndaj vështirë se ka “2”-sh, por mbetet një ndeshje mjaft e ekuilibruar, ku edhe basti për Liverpool-in nuk është i këshillueshëm. Për sot Liverpool-i është i plotë, ndërsa për miqtë mbeten të dëmtuar mbrojtësit Vertonghen (20/0) e Rose (18/2).

Parashikimi: 0-2 gola

 

MARRE NGA GAZETA “BASTI”

Share: