“Ultimate Pool Tournament” ishte turneu i radhës ku bilardisti Eklent Kaçi mori pjesë në Nju Jork, ndërkohë që këtë herë merrte pjesë edhe Besart Spahiu, i cili në fund të turneut u shpall fitues.

Në këtë turne merrnin pjesë emra të mëdhenj të bilardos, si Mark Grej, Imram Majid Denis Grabe dhe Aleks Kazakis, i mundur nga Kaçi dhe më pas nga Spahiu në gjysmëfinale,.

Finalja e gjitha foli shqip, teksa Kaçi dhe Spahiu u përballen mes tyre dhe ky i fundit triumfoi me rezultatin 11-7.

Image may contain: text

Share: