Ka nisur ditën e sotme grumbullimi I Kombëtares shqiptare të futbollit në kuadër të ndeshjes me Italinë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Lojtarët e thirrut nga trajneri De Biazi kanë filluar të mbërrijnë me radhë në aeroportin e Rinasit, teksa I pari që ka prekur tokën shqiptare ishte Azdren Llullaku që vjen nga Kazakistani I largët. Në prononcimin e tij për Top Channel, Llullaku u shpreh:  
 
 “Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, deklaron Llullaku. 
 
Ndërkohë, edhe Taulant Xhaka mbërriti qysh ditën e sotme në Shqipëri menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme ku luajti për 90 minuta me Bazelin. Fjalët e tij të para ishin:  
 
“Duhet të luajmë siç kemi luajtur deri më tani. Nuk duhet ta presim Italinë, por ta sulmojmë ne të parët. Jam gati të sakrifikoj kudo për të luajtur”, u shpreh Xhaka. 

Edhe Amir Abrashi duket të ket hedhur pas shpine dëmtimin e tij që e mbajti gjatë jasht fushës së lojës: “Kam pasur probleme sepse u ktheva
i dëmtuar nga ndeshja me Spanjën. Ka 3-4 javë që po stërvitem, por skuadra ka ecur mirë dhe trajneri nuk ka ndryshuar formacion”. 
 
Ky grumbullim është disi ndryshe nga ai I herëve të kaluara, pasi Kombëtarja do të vuajë mungesën e shumë lojtarëve kryesorë. Pavarësisht kësaj, trajneri De Biazi është shprehur se kuqezinjtë do të japin maksimumin. 
 
 

Share: