Në Vlorë ka pasur disa lëvizje dhe për to është administratori Sinan Idrizi ai që flet, duke deklaruar ndër të tjera marrëveshjen me Kamzën për mbrojtësin gjirokastrit Ergys Mersini.

“Kam folur me kolegun Qarri dhe kemi rënë dakord, Mersini do transferohet tek Kamza”, thotë administratori vlonjat në një intervistë për “Panorama Sport”.

Më pas kalon tek sulmuesi Alvesh, një shitje e të cilit mund të mbushte arkat e klubit vlonjat. Idrizi hedh poshtë shitjen e tij madje flet për rinovim.

“Nuk me intereson fare, Danilo Alvesh është sulmuesi jonë dhe do vazhdojë për shumë kohë të jetë me ne. Kemi plane të mëdha dhe do rinovojmë me tre vite të tjera me Alvesh”, vazhdon Idrizi, i cili konfirmon edhe Liçajn. “Nuk do të lëvizë, Liçaj do vazhdoje me ne”.

Për ta mbyllur me çështjen Memushaj. Në Vlorë të gjithë duan ta shohin me bluzën e Flamurtarit, mbi të gjithë Idrizi.

“Kemi bërë ofertën tonë dhe besojmë deri në fund, edhe pse është tepër e vështirë, pasi Memushaj luan në nivel tjetër. Të gjithë e dëshirojnë këtë, madje edhe vetë Memushaj”, mbyll administratori Sinan Idrizi.

Share: