Nëse do vepronim edhe në Shqipëri si FIFA, do mbeteshim pa arbitra fare. Qeveria botërore e futbollit ka përjashtuar përjetë një arbitër, pas një penalltie inekzistente fishkëllyer në ndeshjen Afrika e Jugut-Senegal, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018.

Xhozef Lamptej i dha Afrikës së Jugut një penallti që vendosi fatet e ndeshjes, sepse në fundin e pjesës së parë sfida ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe gafa e arbitrit i dha avantazhin Afrikës së Jugut, që fitoi 2-1.

Siç shihet në video, topi i goditur me kokë nga një lojtar afrikano-jugor shkon mes këmbëve të mbrojtësit të Napolit Kulibali, pa prekur fare dorën, por arbitri fishkëlleu për 11-metërsh.

Senegal sit third in their World Cup Qualifying group - only first place make it to Russia 2018

Gabimi i arbitrit mund të lërë Senegalin jashtë Kupës së Botës, ndaj FIFA e ka përjashtuar përjetë dhe së shpejti do të japë edhe arsyetimin e përjashtimit, që mund të apelohet vetëm në CAS, në Lozanë.

 

Share: