Federata e Futbollit të Kosovës ka organizuar ceremoninë e vlersimit të më të mirëve të Vitit 2017. Formacioni që është përzgjedhur vijon si më poshtë: Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti, janë 11-shja më e mirë vitit. 

Lojtari më i mirë i vitit në Superligën Kosovare u zgjodh Florent Hasani. Klubi më i mirë dhe më “fair-play” ishte kampioni Trepça ’89. Klubi më i mirë i futsallit u zgjodh Liburni, ndërsa lojtari më i mirë Halim Selmanaj i skuadrës gjakovare.

Klubi më i mirë te femrat, Hajvalia, ndërsa tri futbollistet më të mira Zelfije Bajramaj (1), Edona Kryeziu (2) dhe Verona Berisha (3). Siç pritej, trajneri më i mirë ishte Zekirija Ramadani, golashënuesi më i mirë Oto John, ndërsa gjyqtari i vitit ishte Genc Nuza. Ndërkohë, futbollisti i vitit ishte Valon Berisha.

Share: