Rreth dy javë më parë asambleja e Vllaznisë miratoi fondin prej 170 milionë lekësh të kërkuar nga klubi, por kjo shumë nuk shkon e gjitha për ekipin për momentin, pasi 76 mijë euro kuqeblutë u detyrohen zviceranëve të “GEA Sport” dhe kjo shumë ngrihet në llogari, sikurse raporton “Panorama Sport”.

Futbollistëve për momentin u kanë kaluar dy paga të prapambetura, ajo e muajit maj dhe e gushtit, duke bërë që sërish futbollistët të kenë një pagë pa marrë, atë të shtatorit.

Në vijim pritet të jepet edhe ajo, ndërkohë që me kompaninë zvicerane bashkia është në gjyq dhe pritet se si do të shkojë ky proces, që do bënte të zhbllokoheshin llogaritë e klubit.

Share: