Feronikeli rihap sërish garën për titullin kampion në Superligën e Kosovës. Ekipi që aktualisht mban vendin e dytë në renditje ka marrë një fitore me rezultat tenistik ndaj Hajvalisë, që mban vendin e fundit në renditje.

Përballja mes dy skuadrave në skajet e renditjes përfundoi me shifrat e thella 6-0, teksa ka qenë dita e Bunjamin Shabanit që realizoi një tregolësh në këtë sfidë duke qenë ai njeriu i ndeshjes.

Ndërkohë, tre golat e tjetë u shënuan nga Liridon Osmani, Mentor Zhdrella si edhe ish – mesfushori i Kukësit dhe Vllaznisë, Yll Hoxha, që shënoi një gol në minutën e 90’ të ndeshjes duke vulosur rezultatin në 6-0.

Pas kësaj fitoreje skuadra e Feronikelit mbetet në vendin e dytë me 58 pikë, vetëm 4 pikë më pak se kryesuesit e Trepça ’89 që kanë edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.

Share: