Feronikeli vazhdon stërvitjen dhe merkaton. Ekipi po stërvitet me nga dy seanca në ditë, paradite dhe mbasdite. Krahas përgatitjeve që po shkojnë mirë, drejtuesit kanë prezantuar afrimin e fundit në ekip.

Berat Ahmeti, ish-lojtari i Prishtinës, Vllaznisë, Gjilanit dhe Ujpeshtit në Hungari është lojtari më i ri i Feronikelit.

Naser Ramaj, i pari i klubit ka prezantuar Ahmetin. Feronikeli ndodhet në vendin e katërt në renditje, 6 pikë më pak se kryesuesit e Llapit.

Të merkurën, ekipi do zhvendoset në Durrës për të kryer fazën përgatitore.

 

 

 

feronikeli

Share: