Ferronikeli ka prezantuar ditën e sotme trajnerin e ri dhe 4 blerjet e reja.
Blerjet e  reja janë mbrojtësi Arbër Prekazi, dy mesfushorët Qemail Elshani dhe Albert Dabiqaj dhe  sulmuesi Granit Arifaj, raporton  “GazetaOlle.com”.
Ata janë prezantuar në ambjentet e stadiumit ” Rexhep Rexhepi” në Drenas

Përfaqësuesit e klubit janë shprehur mjaft optimistë për blerjet e reja, saqë premtojnë se do të luftojnë për vendet e para.

Prekazi, Elshani dhe Dabiqaj në edicionin e fundit janë aktivizuar tek Besa, sëbashku me trajnerin Sejdiu.

Ndërsa, Arifaj më parë ishte pjesë e Drenicës, ndërsa në  verën e kaluar kishte nënshkruar me Lirinë e Prizrenit, të cilën më pas e tradhtoi.

Share: