Sot u luajtën dy ndeshje të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 26-të.

Feronikeli ka fituar në transfertën me Trepçën me rezultatin 1-3 dhe ka rimarrë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Kamara i dha avantazhin e dyfishtë kampionëve në fuqi, ndërsa Zabërgja ngushtoi rezultatin në 1-2. Osmani me golin e tij mbylli të gjithë llogaritë dhe Feronikeli mori tre pikë mjaft të vlefshme.

Në Gjilan vendasit barazuam me Llapin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat nuk është se kanë ndonjë objektiv të rëndësishëm për të arritur. Mustafa shënoi në pjesën e parë për të kuqtë, ndërsa Berbatovci në shtesë vendosi balancën. Në 45 minutat e dyta nuk pati më asnjë gol dhe gjithçka u mbyll 1-1.

VALA SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 26

Trepça – Feronikeli 1-3
Shënues: Zabërgja 74’/ Kamara 34’, 62’, Osmani 78’

Gjilani – Llapi 1-1
Shënues: Mustafa 25’/ Berbatovci 45+’

kosove-26

Share: