Xhani De Biazi bëri mrekullinë me Shqipërinë dhe pas largimit provoi një eksperiencë në Spanjë me Deportivo Alaves, por vetëm pas dy muajsh u pushua për shkak të mungesës së rezultateve.

Trajneri italian dëshiron shumë që të trajnojë sërish dhe emri i tij u lakua sërish në Itali për të marrë drejtimin e Krotones, por skuadra e Serisë A zgjodhi Valter Zengën.

Australia është dëshira e De Biazit. Kombëtarja e “kangurëve” nuk ka një trajner për momentin dhe italiani ka qenë një nga kandidatët prej kohësh.

Por së fundmi Federata e Futbollit në Australi ka kontaktuar një kampion bote, ish-trajnerin e Brazilit, Felipe Skolarin, që së fundmi u largua nga Kina. Vetë Skolari e ka pranuar se është kontaktuar për të marrë drejtimin e Australisë, çka bën që për De Biazin shanset të ulen disi. Gjithsesi duhet pritur ende…

Share: