Në prag të ndeshjes me Teutën, Arbnor Fejzullahu ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat. Mbrojtësi i të kuqve ka vlerësuar maksimalisht ekipin durrsak duke i bërë thirrje skuadrës që të mos e nënvlerësojë aspak dhe të mos mendojë për Kukësin.

Në fjalën e tij Fejzullahu foli edhe për ndeshjen ndaj Vllaznisë, ku shprehet se mund të kishin dalë me tre pikë por pa harruar edhe 7 ndeshjet e mbetura të Superiores duke i konsideruar ato si finale. Ja deklarata e mbrojtësit para mediave:

Kemi përpara edhe 7 finale ne do të vazhdojmë rrugën tonë për të arritur objektivin final në fitimin e titullit. Ndaj Vllaznisë ne kishim shanset tona nëse do të mund ti shfrytëzonin më mirë mund të kishim dalë me 3 pikë nga Shkodra.”

Për ndeshjen e radhës ndaj Teutës: “E theksova edhe më parë me Teutën është një ndeshje e vështirë, duke patur parasysh edhe pozitat që bregdetarët kanë në renditje. Gjithsesi shpresoj që të triumfojmë ne pasi luajmë në shtëpi dhe kemi mbështetjen e zjarrtë të tifozëve, të cilët janë një forcë e madhe për ne në shkallët e stadiumit.”

Me Kukësin jo vetmja ndeshje si finale? “Jo vetëm me Kukësin por çdo ndeshje duhet vlerësuar nga ne duke filluar nga takimi i radhës ndaj Teutës, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të kaluar pozitivisht 2 ndeshjet e radhës që në përballjen me Kukësin të synojmë vendin e parë.”

Kalendari favorizon Partizanin?” E rëndësishmë është që ne të marrim maksimumin e pikëve në takim tonë ndaj Teutës , nëse dy rivalët ndalen do të jetë gjithçka në favorin tonë.”

Skuadra e varur nga Ekubani? “Në skuadër ka mjaft lojtarë cilësorë , sigurisht Ekuban është golashënuesi ynë kryesor , por te Partizani ka edhe lojtarë të tjerë të cilët mund të shënojnë dhe të zgjidhin ndeshjet.”

Rivalët për titull, kush është më i fortë? “Mendoj se të dyja si Kukësi edhe Skëndërbeu kanë një organikë cilësore lojtarësh, ndaj i shoh të dyja pretendentet tona deri në javën e fundit.”

E ardhmja e Fejzullahut? “Për momentin mendoj vetëm për Partizanin jam i përqëndruar të realizojmë objektivin final të shpallemi kampion . Fitimi i titullit do të ishte një vlerë e shtuar në karrierë jo vetëm për mua por për çdo lojtar të Partizanit. E theksoj për momentin jam i përqëndruar vetëm te Partizani.”

Share: