Fejnordi shpallet kampion i Holandës pas plot 12 vitesh të gjata pritje. E udhëhequr nga një Dirk Kajt që ishte në një formë të shkëlqyer ditën e sotme, Fejnordi fitoi me shifrar 3-1 ndaj Heraklesit duke e mbyllur kampionatin me 1 pikë më shumë se Ajaksi i vendit të dytë.

Ishte Kajt heroi i skudrës së tij në këtë ndeshje, teksa shënoi plot 3 gola që ndoshta janë më të rëndësishmit në karrierën e tij. Pasi shkëlqeu në fushëm e lojës, kapiteni i Fejnordit më pas ngriti edhe titullin kampion që rikthehet në Roterdam pas 12 vitesh.

Ndërkohë, Ajaksi fitoi ndeshjen e saj ndaj Uilem II me shifrat 1-3, por kjo fitore nuk mjaftoi për të siguruar titullin kampion në këtë sezon duke mbetur 1 pikë pas Fejnordit.

Share: