Adhuruesit e tenisit sot kanë mbajtur frymën, për të parë finalen e madhe të Uimbëlldonit mes Roxher Federer dhe Marin Çiliç.

Federer, në moshën 35-vjeçare, është rikthyer më i miri në botë dhe e konfirmoi sot, me një triumf spektakolar në 3 sete, 6-3, 6-1 e 6-4.

Dominim dhe presion konstant, Federer u duk 10 vjet më i ri, ndërsa Çiliç vuajti shumë, duke shpërthyer në lot një moment në setin e dytë, kur u desh ndërhyrja e mjekëve për një problem fizik që e shqetësoi gjatë gjithë finales londineze.

Është triumfi i tetë në Uimbëlldon për Federer, një legjendë e vërtetë, me 19 triumfe në Grand Slam!

Tags:
Share: